MAQEDONIA

Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

Kosova.Today ·

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi se sot ka nënshkruar dhe ka dorëzuar Propozim-Projektligjin për transformimin e marrëdhënies së punës në marrëdhënie të rregullt pune. Sipas...

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi se sot ka nënshkruar dhe ka dorëzuar Propozim-Projektligjin për transformimin e marrëdhënies së punës në marrëdhënie të rregullt pune.

Sipas tij, propozimi synon të adresojë një problem që prej vitesh prek mijëra qytetarë, duke theksuar se punonjësit e administratës publike meritojnë dinjitet dhe siguri në vendin e punës.

Ai pretendoi se punonjësit janë shfrytëzuar dhe shantazhuar përmes vendeve të punës, duke shtuar se kjo praktikë, sipas tij, duhet të marrë fund.
“Ky propozim është edhe një hap drejt dinjitetit dhe sigurisë për të gjithë ata që prej vitesh presin zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh Qoku.

Ai theksoi se do të vazhdojë angazhimin parlamentar për adresimin e kërkesave të qytetarëve përmes zgjidhjeve ligjore.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arifi: BDI për 20 vjet nuk zgjodhi asnjë çështje si duhet, Aliti: Çka jeni duke bërë ju (VIDEO)

10.11.2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026