SHQIPERIA

Kallëzimi i Veliajt për “Nesti Angonin”, Gjykata e Lartë ia kalon çështjen Gjykatës së Tiranës

Kosova.Today ·

Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e kompetencës për kallëzimin e Erion Veliajt lidhur me identifikimin e personit që përdor emrin “Nesti Angoni”, kallëzimi i të cilit çoi kryebashkiakun pas hekurave. Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet...

Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e kompetencës për kallëzimin e Erion Veliajt lidhur me identifikimin e personit që përdor emrin “Nesti Angoni”, kallëzimi i të cilit çoi kryebashkiakun pas hekurave. Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.

Veliaj kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës “Nesti Angonin” për falsifikim dokumentesh. Mbrojtja pretendoi se kallëzimi u depozitua pikërisht në këtë prokurori, pasi nuk dihet nëse personi që fshihet pas këtij emri përbën apo jo subjekt të posaçëm.

Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e procedimit. Mbrojtja pretendoi se vendimi u mor pas tre muajsh, në vend të afatit prej 15 ditësh që parashikon ligji, dhe paraqiti ankim në Gjykatën e Tiranës. Nga ana tjetër, prokuroria deklaroi se kishte kryer hetime, por nuk kishte arritur të identifikonte personin anonim.

Gjykata e Tiranës nuk u shpreh për themelin e çështjes dhe ia kaloi atë Gjykatës së Posaçme. Kjo e fundit, në Dhomë Këshillimi, vendosi t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës.

Veliaj kallëzon Nesti Angonin dhe Nasta Pëllumbin, dy kallëzuesit e tij anonim

The post Kallëzimi i Veliajt për “Nesti Angonin”, Gjykata e Lartë ia kalon çështjen Gjykatës së Tiranës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

09.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026