SHQIPERIA

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

Kosova.Today ·

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se Prokuroria duhet të jetë më transparente dhe të informojë publikun për ecurinë e hetimeve....

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se Prokuroria duhet të jetë më transparente dhe të informojë publikun për ecurinë e hetimeve.

Karamuço u se Prokuroria e di se çfarë ka ndodhur me 28-vjeçarin, duke theksuar se para sekuestrimit të kamerave dhe armëve, hetuesit kanë pasur mundësi të shohin pamjet dhe të kryejnë matjet e përllogaritjet.

Ai tha gjithashtu se Prokuroria disponon të dhëna paraprake të siguruara në rrugë operative nga Italia, të cilat duhet të përcillen përmes letërporosisë që të mund të përdoren si prova të ligjshme në hetim.

“Di të të them me përgjegjësi që aktualisht prokurori e di se çfarë ka ndodhur. E di, sepse para se të sekuestronte kamerat, i ka parë bashkë me OPGJ-të. E di sepse para se të sekuestronte armët, e di se ku ka qenë personi i pozicionuar. Bëhen matjet, bëhen përllogaritjet, trajektorja, goditja që ka pësuar e të tjera. E di këtë edhe për shkak të rezultateve paraprake të operacionit që ka ndodhur në Itali, ku në rrugë operative kanë ardhur të dhënat, por duhet të vijnë me letërporosi që të jenë prova të ligjshme dhe t’i shërbejnë hetimit. Aktualisht ka një fabul që bazohet në të gjitha këto informacione të marra në rrugë operative, por janë paraprake të hetimit. Këto informacione duhet të bëhen publike. Prokuroria duhet të jetë më transparente dhe të informojë opinionin publik për një çështje kaq të rëndësishme dhe të rëndë që ka ndodhur. Na mungon një element shumë i rëndësishëm, të cilin mundohemi t’ia vëmë përpara ekzekutivit si presion, por që duhet ta kërkojmë edhe nga organet ligjzbatuese dhe ato të akuzës: transparenca. Po t’i referohemi sistemit amerikan, ata kanë një praktikë që quhet public update, sidomos për çështje shumë sensitive, siç është rasti i këtij djali dhe rreziku për të humbur shikimin. Prokurori i çështjes, prokurori i rrethit, Prokurori i Përgjithshëm ose një zëdhënës i institucionit të akuzës duhet të dilte dhe të informonte publikun mbi veprimet që po kryhen dhe gjetjet aktuale, për aq sa këto informacione nuk dëmtojnë hetimin”, tha ai.

The post Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë

09.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

09.11.2026

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

09.11.2026