SHQIPERIA

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Kosova.Today ·

Meteorologu i MetoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews me Esmeralda Mulaj, bëri parashikimin e motit, duke theksuar se e gjithë kjo javë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut. Sakaq, ai theksoi se...

Meteorologu i MetoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews me Esmeralda Mulaj, bëri parashikimin e motit, duke theksuar se e gjithë kjo javë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut.

Sakaq, ai theksoi se reshjet më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet të ketë reshje në sasi disi më të pakta

Sa u përket temperaturave, Osmani theksoi se do të ketë një rënie të përkohshme ditën e martë, por duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, temperaturat do të vijnë në rritje.

“Në fakt, kjo javë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Kjo do të thotë se do të kemi herë pas here prezente reshjet e shiut në vendin tonë, jo vetëm ditën e sotme, por po ashtu dita e martë, dita e mërkurë, dita e enjte, dita e premte, edhe përgjatë fundjavës ka sinjale që të jemi në mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje.

Pritet që këto reshje herë pas herë, në intervale të shkurtra kohore, të jenë edhe në formën e rebesheve, ku më të dukshme pritet të jenë në zonën veri-veriperëndimore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet pritet të jenë në sasi disi më të pakta. Sot, por duke filluar edhe ditën e martë dhe të mërkurë, reshjet e shiut do të kenë intensitet të ulët deri mesatar.

Është dita e premte ajo e cila ka sinjale të sjellë rebeshe shiu në një pjesë të territorit shqiptar, ku në zonat veriore rebeshet e shiut herë pas herë pritet të jenë me intensitet të lartë, ndërsa në pjesën tjetër të territorit sasia do të jetë më e paktë.

Reshjet kryesisht do të jenë në formën e shiut pasi kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës. Mëngjesi i sotëm është regjistruar në 5°C në qytetet e zonave malore. Kemi një rënie të përkohshme ditën e martë, por duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim nis rritja e temperaturave, duke bërë që minimumet në zonat malore të regjistrohen në 6°C, ndërsa maksimumet të enjten dhe të premten të jenë relativisht të larta, duke u afruar pranë vlerave 25°C.

Vetëm në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të pakta të reshjeve të dëborës.

Përveç vranësirave, reshjeve dhe rritjes së temperaturave, mesjava sjell një fuqizim mjaft të ndjeshëm të erës. Në hapësirat detare era do të jetë mbi 80 km/h, ndërsa duke u afruar pranë brigjeve, kryesisht në jug-perëndim të territorit, shpejtësia do të shkojë rreth 65 km/h. Kjo bën që dita e enjte dhe e premte të sjellin problematikat më të theksuara për sa i përket erës dhe trafikut”, u shpreh Osmani.

The post Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, të rinjtë e maskuar shkulin pllakat dhe qëllojnë policinë

07.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026