MAQEDONIA

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partie

Kosova.Today ·

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i ka uruar Arkin Jahijit marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe të mbarë. Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se kryetari...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i ka uruar Arkin Jahijit marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe të mbarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se kryetari i ri duhet t’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie partiake, fetare apo etnike.

“Qytetari ka gjithmonë të drejtë, pavarësisht motiveve me të cilat gjykojnë. Kjo duhet respektuar”, ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar gjithashtu se VLEN-i, si pjesë e koalicionit qeverisës, do të jetë pranë qytetarëve të Bërvenicës për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të Qeverisë.

“Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, ka përfunduar Kasami.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

Mickoski sqaron: Teoria e jurisprudencës në shqip, praktika në maqedonisht

09.11.2026

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

08.11.2026

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026