Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s
Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme private. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se deri më tani kanë mbetur vetëm 45 parcela pa u...
Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme private. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se deri më tani kanë mbetur vetëm 45 parcela pa u shpronësuar.
Byroja për ekspertizë ligjore po merret me çështjet pronësore juridike, disa pre të cilave kanë shkuar përmes instancave gjyqësore. Sipas autoriteteve procedura e shpronësimit po zbatohet në tri kategori: tokë bujqësore e kategorisë së 3 dhe të 4 prej 960 den/m2; tokë bujqësore e kategorisë së 1 dhe të 2 prej 1,200 den/m2; dhe toka ndërtimore pa leje ndërtimi prej 3,000den/m2. Zëvendësministrja e transportit Kaltrina Zekolli thotë se procedura e shpronësimit po ecën mbarë dhe se pret që ky segment të kryhet plotësisht deri në verën e 2030-ës./TV21
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.