SHQIPERIA

Katër të mitur mes të shoqëruarve në protestë, Avokati i Popullit kërkon verifikim të ndërhyrjes së policisë

Kosova.Today ·

Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar më 31 tetor përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku pati përplasje mes efektivëve dhe protestuesve. Pas monitorimit të situatës...

Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar më 31 tetor përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku pati përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

Pas monitorimit të situatës dhe inspektimit në disa komisariate të kryeqytetit, institucioni ka konstatuar përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga katër automjete të posaçme të policisë.

Sipas raportit, gjatë protestës janë shoqëruar gjithsej nëntë persona, gjashtë në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Mes tyre ishin edhe katër të mitur.

Gjatë verifikimeve, katër të rritur të shoqëruar në Komisariatin nr. 1 kanë deklaruar se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë. Ndërkohë, dy prej të miturve janë intervistuar në prani të psikologut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ndërsa familjarët e tyre janë njoftuar.

Një tjetër problematikë e evidentuar nga Avokati i Popullit është mungesa e një sistemi audioviziv për regjistrimin e intervistave në Komisariatin nr. 1.

“Për në vijim Avokati i Popullit rekomandon: Verifikim të plotë të përdorimit të forcës, me vlerësim të domosdoshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të mjeteve, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin me presion. Instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave. Dokumentimin e arsyeve konkrete për çdo shoqërim, dhe informimin e çdo të ndaluari për arsyet e ndalimit. Identifikimin e çdo punonjësi të policisë në çdo kohë duke garantuar që uniforma përmban numrin e identifikimit”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

The post Katër të mitur mes të shoqëruarve në protestë, Avokati i Popullit kërkon verifikim të ndërhyrjes së policisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror

08.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026