KOSOVA

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

Kosova.Today ·

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin M.B., i arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në kuadër të hetimeve ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e të...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin M.B., i arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në kuadër të hetimeve ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari gjatë vitit 2023, në cilësinë e personit përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

“Ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.

Sipas Prokurorisë, kjo masë është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen penale të personave që bien ndesh me ligjin.

The post Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Çka është kjo punë?”, Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje, Haxhiu: Më vjen keq, s’mundemi me e zgjatë

12.11.2026

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

13.11.2026

AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope

13.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026