KOSOVA

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë. Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala...

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike, raporton Klankosova.tv.

Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë. 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

Haxhiu njoftoi se për pasojë, rezoluta nuk kalon në mungesë kuorumi.

Pikë tjetër e rendit të ditës është “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

Gjithashtu, në rend dite është edhe Ligji për Specialen. /Klankosova

The post S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti nga Elysée: I kërkova Macronit mbështetje për statusin e kandidatit

12.11.2026

Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik

12.11.2026

Dalin detaje të reja, “Cobra” rrah “italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

12.11.2026

Rama: E krijuam ndërmarrjen e re të pastrimit, qeveria na bllokoi, ne gjejmë zgjidhje

12.11.2026