SHQIPERIA

Aktivistja Kokaj: Studentët nuk kanë lider, nga partitë politike pranojmë vetëm mbështetje

Kosova.Today ·

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Luçiana Kokaj u shpreh se forcat politike duhet të mbështesin protestën, por pa tentuar të marrin drejtimin e saj. Ajo theksoi se studentët nuk kanë një lider dhe se askush nuk ka...

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Luçiana Kokaj u shpreh se forcat politike duhet të mbështesin protestën, por pa tentuar të marrin drejtimin e saj.

Ajo theksoi se studentët nuk kanë një lider dhe se askush nuk ka autoritetin të vendosë se kush mund të qëndrojë apo jo në shesh.

“Incidentet nuk janë në të mirë të protestës. Ka edhe keqkuptime që ndodhin. Nëse PD-ja vjen në mbështetje të studentëve, nuk besoj se do të ketë problem nga studentët për këtë mbështetje. Por, nëse elementë të PD-së pretendojnë se protesta bëhet nga PD-ja, kjo do të jetë një keqkuptim dhe normalisht nuk është e drejtë dhe e ndershme. Të gjitha forcat politike duhet të përfaqësojnë qytetarët që i kanë votuar dhe duhet të mbështesin protestën, por pa tentuar të bëhen liderë të saj, sepse aty ne nuk kemi asnjë lider dhe askush nuk ka të drejtën dhe autoritetin për të bërë thirrje apo për të treguar kush mund të rrijë dhe kush jo në shesh. Studentët janë të pjekur dhe të matur. Ka pasur edhe situata ku ka pasur tensione, por ne nuk e bëjmë protestën për të promovuar partitë politike apo për t’u dhënë kredite personave të veçantë”, tha ajo.

The post Aktivistja Kokaj: Studentët nuk kanë lider, nga partitë politike pranojmë vetëm mbështetje appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përplasje në protestën e studentëve, të rinjtë e maskuar qëllojnë me gurë efektivët

07.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026