MAQEDONIA

ASH kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip në tërësi

Kosova.Today ·

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate shpreh zhgënjim nga mënyra se si trajtohet kërkesa e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. “Pas muajsh premtimesh dhe zotimesh nga VLEN për zgjidhje të këtij...

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate shpreh zhgënjim nga mënyra se si trajtohet kërkesa e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Pas muajsh premtimesh dhe zotimesh nga VLEN për zgjidhje të këtij problemi, zgjidhje kjo që do të jetë në përputhshmëri me kërkesat e studentëve sot kryeministri Mickoski ka njoftuar që pjesa praktike e provimit, ku simulohet procedura penale dhe civile, do të vazhdojë në gjuhën maqedonase, ndërsa vetëm pjesa teorike mund të jetë në gjuhën e studimeve.Ku është VLEN në këtë rast që premtoi para studentëve zgjidhje të plotë, që provimi i jurisprudencës do të mbahet në shqip, si në teori ashtu edhe në praktikë. Sot, kur duhej të zbatonte këtë premtim, VLEN hesht dhe ofron një zgjidhje të pjesshme dhe kërkon durim nga studentët duke lënë pas një premtim të rëndësishëm publik.Gjithashtu edhe përgjegjësia e Ministrisë së Drejtësisë është e madhe. Fillimisht refuzoi kërkesën e studentëve, më vonë diskutoi propozime të ndryshme dhe të paqarta. Kjo tregon mungesë vullneti politik dhe qëndrueshmëri për një çështje që prek drejtpërdrejt të drejtat e qytetarëve”, thekson ASH.

Sipas kësaj partie, gjuha e procedurës nuk është një pengesë teknike, por një çështje vullneti politik. Nëse sistemi gjyqësor funksionon në gjuhën shqipe në komunat ku flitet shqip, nuk ka arsye që pjesa praktike e provimit të mbetet vetëm në maqedonisht.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip në tërësi, si në pjesën teorike ashtu edhe në atë praktike.
Ndryshimin e menjëhershëm të ligjeve përkatëse dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Afate konkrete dhe përgjegjësi personale nga ministri i Drejtësisë dhe nga VLEN.Zgjidhje të njëjtë edhe për provimet e noterisë dhe të përmbarimit.Studentët shqiptarë nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa të drejtën e tyre që garantohet me ligj dhe kushtetutë. Ata kërkojnë barazi dhe mundësinë për të ushtruar profesionin në gjuhën e tyre amtare.”, reagon ASH.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

07.11.2026

Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve

08.11.2026

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

08.11.2026

Dy banka të njohura të huaja në konkurrencë për të blerë Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut

09.11.2026