MAQEDONIA

Sela kërkon reagimin e Prokurorisë dhe MPB-së: Postimi i kryetarit të Butelit përmban kërcënime

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke e cilësuar retorikën e tij si të papranueshme dhe me elemente të kërcënimeve indirekte. Nga partia vlerësojnë se...

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke e cilësuar retorikën e tij si të papranueshme dhe me elemente të kërcënimeve indirekte.

Nga partia vlerësojnë se komunikimi i tillë nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe theksojnë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka kush që të frikësohet nga ti”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare, e cila kërkon nga Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente që të hetojnë deklaratën e Kostovskit.

Sipas partisë, nëse një kryetar komune u drejton mesazhe të tilla një deputeti dhe lideri politik, kjo ngre pikëpyetje edhe për mënyrën se si ai i trajton qytetarët e zakonshëm.

Lidhja Shqiptare kërkon që edhe përfaqësitë diplomatike në vend ta evidentojnë dhe dënojnë këtë publikim.

Në reagim, partia paralajmëron se do të vazhdojë angazhimin për zgjedhjen e një kryetari shqiptar në Butel, duke e cilësuar këtë si një mundësi që mund të bëhet realitet së shpejti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026

Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve

08.11.2026

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026