SHQIPERIA

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

Kosova.Today ·

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka bërë të ditur se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të PS-së, por do të vijojnë të mbeten anëtarë të partisë. Edhe pse në...

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka bërë të ditur se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të PS-së, por do të vijojnë të mbeten anëtarë të partisë.

Edhe pse në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare nuk u zhvillua votim për përjashtimin e tyre, përmes një postimi në Facebook, Klosi ka sqaruar se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS-së.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit tim pas Asamblesë ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por, në një parti si PS-ja, ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia. Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër, parimisht, për përjashtimin, u shprehën lirisht dhe, në mbyllje, gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti, ndërsa të tjerat janë konsum mediatik që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm tani që u bë natë. Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj Asambleje”, shkruan Klosi.

Klosi pas Asamblesë së PS: Koçiu dhe Demo do të bashkëdrejtojnë PS Tiranë! Manastirliu drejtuese politike, Balla vijon me qarkun! Spiropali është anëtare e partisë

The post Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

14.11.2026

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

13.11.2026

Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë (VIDEO)

12.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026