SPORTI

Klubi i njohur spanjoll synon transferimin e Vedat Muriqit në janar

Kosova.Today ·

Një lajm i papritur për të ardhmen e Vedat Muriqit është publikuar në mediat turke, ku raportohet se sulmuesi kosovar mund të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, Valencia e ka përfshirë...

Një lajm i papritur për të ardhmen e Vedat Muriqit është publikuar në mediat turke, ku raportohet se sulmuesi kosovar mund të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, Valencia e ka përfshirë 32-vjeçarin në listën e kandidatëve për përforcimin e repartit ofensiv dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

Klubi spanjoll synon të afrojë një qendërsulmues gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa preferenca e tij është që transferimi të realizohet në formë huazimi.

Përveç Muriqit, në listën e Valencias ndodhen edhe dy emra të njohur të futbollit evropian, Artem Dovbyk dhe Richarlison.

Megjithatë, transferimi i sulmuesit kosovar nuk pritet të jetë i lehtë, pasi ai ka kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2029.

Për këtë arsye, Valencia duhet të gjejë një formulë të përshtatshme financiare për të bindur klubin turk që ta lejojë largimin e tij.

Muriqi ka pasur një sezon pozitiv deri më tani, duke realizuar tetë gola dhe duke dhuruar dy asistime në 16 paraqitje zyrtare me fanellën e Fenerbahçes.

Mbetet të shihet nëse interesimi i Valencias do të konkretizohet me një ofertë zyrtare gjatë afatit kalimtar të janarit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Bomberi” i ri i Kosovës vazhdon shkëlqimin – Enis Rexhepi realizon dy gola për Stuttgartin

08.11.2026

“Dështimi më i madh në histori të Man Utd” gjen klub të ri në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll

07.11.2026

Surprizon Fenerbahçe, Muriqi mbetet në stol pavarësisht golit vendimtar ndaj Liverpoolit

08.11.2026

Milani turpërohet në San Siro, Ferencvaroshi fiton dhe merr kreun në Europa League

06.11.2026