JETA

Ura komunikimi mes biznesit dhe diplomacisë: Muharrem Salihu takohet me Presidentin zviceran, Parmelin

Kosova.Today ·

Veprimtari dhe afaristi i njohur shqiptar me origjinë nga Medvegja, Muharrem Salihu, i cili zhvillon veprimtarinë e tij biznesore në Itali, ka marrë pjesë në drekën tradicionale zyrtare të organizuar në nder të Presidentit të Konfederatës Zvicerane,...

Veprimtari dhe afaristi i njohur shqiptar me origjinë nga Medvegja, Muharrem Salihu, i cili zhvillon veprimtarinë e tij biznesore në Itali, ka marrë pjesë në drekën tradicionale zyrtare të organizuar në nder të Presidentit të Konfederatës Zvicerane, z. Guy Parmelin, në hotelin historik Schweizerhof Bern.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salihu, i cili në këtë ngjarje mori pjesë me ftesë të Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES) si i Deleguar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Confimprese Italia, e ka vlerësuar këtë takim si një ngjarje me rëndësi të veçantë diplomatike e njerëzore.

Postimi i plotë i Muharrem Salihut:

Një nder dhe privilegj i veçantë të jem pjesë e drekës tradicionale në nder të Presidentit të Konfederatës Zvicerane, z. Guy Parmelin, në ambientet elegante të hotelit historik Schweizerhof Bern, një prej simboleve të mikpritjes së kryeqytetit zviceran.

Në cilësinë e të Deleguarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Confimprese Italia, pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë aktivitet prestigjioz, me ftesë të APES – Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein.

Një ngjarje që mblodhi rreth së njëjtës tryezë Presidentin e Zvicrës, ambasadorë të akredituar në Konfederatën Zvicerane, personalitete të jetës publike dhe gazetarë nga të gjitha kontinentet.

Në një atmosferë të veçantë, të karakterizuar nga eleganca, respekti dhe fryma ndërkombëtare, Presidenti Guy Parmelin përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti, duke i uruar mirëseardhjen këtij komuniteti të gjerë përfaqësuesish të diplomacisë dhe medias botërore.

Gjatë drekës u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për personalitete që kanë spikatur me kontributin e tyre në fushat e kulturës, angazhimit qytetar dhe humanizmit.

Takime të tilla kanë një vlerë që shkon përtej protokollit. Ato krijojnë ura komunikimi, forcojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dëshmojnë rëndësinë e dialogut mes institucioneve, diplomacisë, biznesit dhe medias.

Për mua, një kënaqësi e veçantë të përfaqësoj Confimprese Italia në një mjedis të tillë ndërkombëtar dhe të jem pjesë e një aktiviteti që promovon miqësinë, bashkëpunimin dhe respektin mes vendeve dhe kulturave. Një ditë e bukur në Bern, me vlerë të veçantë njerëzore dhe profesionale!”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Industria e naftës akuzohet për pengimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Zvicër

09.11.2026

Zvicra mundëson trajnim me orar të pjesshëm për specialistët e doganës dhe sigurisë kufitare

09.11.2026