JETA

Kosova dhe Austria diskutojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor

Kosova.Today ·

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve, përcjell albinfo.at. Gjatë takimit u...

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve, përcjell albinfo.at.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe zgjerimit të shkëmbimeve në fushën e kulturës dhe arteve.

Një nga propozimet e trajtuara ishte edhe themelimi i Forumit Kulturor Austriak në Prishtinë, i cili synon të shërbejë si hapësirë për promovimin e kulturës austriake dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Nisma të tilla mund të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim mes institucioneve, artistëve dhe komuniteteve kulturore të të dyja vendeve./Albinfo.at

The post Kosova dhe Austria diskutojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra heton dyshimet për mashtrime me faturimin e testeve për COVID-19

08.11.2026

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

07.11.2026

Zvicër: Aargau voton për uljen e tatimeve, debat për përfitimet dhe pasojat financiare

10.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026