SPORTI

Kosova përballet sot me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndeshja nis në orën 15:00

Kosova.Today ·

Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sot ndeshjen kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00, përcjell albinfo.ch. Nën...

Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sot ndeshjen kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00, përcjell albinfo.ch.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, përfaqësuesja e Kosovës synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase për të marrë pikë të rëndësishme në këtë fazë të garës.

Kjo është ndeshja e parafundit për Dardanët në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në prag të përballjes, futbollistët e Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa sipas informacioneve nga kampi i kombëtares, atmosfera në ekip është e mirë.

Përballja me Izraelin pritet të jetë një tjetër provë e rëndësishme për Kosovën në garën për të arritur objektivat e saj në Ligën e Kombeve.

/Albinfo.ch

The post Kosova përballet sot me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndeshja nis në orën 15:00 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Albert Vallçi mbetet pa paraqitje me asnjë kombëtare, dikur priste ftesën e Austrisë

11.11.2026

FC Basel publikon një fotografi të Xherdan Shaqirit, duke krahasuar pamjen e tij në vitin 2013 me atë të vitit 2026

14.11.2026

Zvicra barazon pa gola me Slloveninë dhe siguron vendin e parë në grup

14.11.2026

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

14.11.2026