Kosova përballet sot me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndeshja nis në orën 15:00

  • Ndaje
Kosova përballet sot me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndeshja nis në orën 15:00

Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sot ndeshjen kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00, përcjell albinfo.ch.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, përfaqësuesja e Kosovës synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase për të marrë pikë të rëndësishme në këtë fazë të garës.

Kjo është ndeshja e parafundit për Dardanët në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në prag të përballjes, futbollistët e Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa sipas informacioneve nga kampi i kombëtares, atmosfera në ekip është e mirë.

Përballja me Izraelin pritet të jetë një tjetër provë e rëndësishme për Kosovën në garën për të arritur objektivat e saj në Ligën e Kombeve.

/Albinfo.ch

The post Kosova përballet sot me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndeshja nis në orën 15:00 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.