JETA

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosova.Today ·

Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë. Sipas raportimit të mediumit gjerman Nordbayern.de, aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite, më 24 tetor, gjatë...

Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë.

Sipas raportimit të mediumit gjerman Nordbayern.de, aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite, më 24 tetor, gjatë punimeve në fasadën e një ndërtese të re.

24-vjeçari ishte duke punuar së bashku me një koleg në një skelë në lartësinë e katit të dytë, kur papritur u shkëput njëra prej platformave të saj.

Si pasojë, punëtori ra në tokë, duke pësuar një plagë të hapur në pjesën e ballit dhe një lëndim në kanalin e veshit, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, ai humbi përkohësisht vetëdijen, por pak më vonë u përmend.

Për shkak të lëndimeve, i riu u transportua me helikopter të emergjencës në Spitalin Universitar të Augsburgut.

Mjeku i emergjencës përjashtoi rrezikun për jetën e tij, ndërsa autoritetet nuk kishin dhënë detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të 24-vjeçarit.

Në momentin e aksidentit, kolegu i tij ndodhej në anën tjetër të ndërtesës dhe kishte dëgjuar vetëm rënien.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

09.11.2026

Zvicër: Aargau voton për uljen e tatimeve, debat për përfitimet dhe pasojat financiare

10.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026