KOSOVA

Rama: E krijuam ndërmarrjen e re të pastrimit, qeveria na bllokoi, ne gjejmë zgjidhje

Kosova.Today ·

Kryeqyteti ka miratuar themelimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë vlerësim negativ për këtë vendim, duke...

Kryeqyteti ka miratuar themelimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë vlerësim negativ për këtë vendim, duke penguar, sipas tij, një zgjidhje të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Kryetari Rama ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke theksuar se komunat të Obiliqit dhe Fushë Kosovës kanë themeluar ndërmarrje të ngjashme, ndërsa një iniciativë e tillë po i pamundësohet Kryeqytetit.

“E krijuam kompaninë e re komunale të pastrimit, ashtu siç kanë vepruar edhe Obiliqi e Fushë Kosova.

Por Prishtinën e bllokuan. MAPL-ja e ka kthyer vlerësimin negativ!”, deklaroi Rama.

The post Rama: E krijuam ndërmarrjen e re të pastrimit, qeveria na bllokoi, ne gjejmë zgjidhje appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nasim Haradinaj: Nëse dikush thotë se Thaçi m’çoi selam, është rrenë

11.11.2026

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

11.11.2026

PDK-ja kërkon të rrëzohet vetoja e presidentes për Ligjin për Specialen

12.11.2026

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

12.11.2026