KOSOVA

Nasim Haradinaj: Nëse dikush thotë se Thaçi m’çoi selam, është rrenë

Kosova.Today ·

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në emisionin “Kosova Today”. Duke komentuar raportet dhe komunikimet e...

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në emisionin “Kosova Today”.

Duke komentuar raportet dhe komunikimet e mundshme mes figurave të PDK-së dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Haradinaj ka thënë se nuk beson që ata dërgojnë selame përmes personave të tjerë.

Bile, sipas tij, pretendimet se dikush ka marrë një mesazh nga ish-presidenti Hashim Thaçi janë rrena.

“Jam i sigurt që ata nuk merren tha ky e tha ky, nuk çojnë porosi jashtë. Ata janë zhgënjy me sjelljet e tyre. Nëse dikush thotë selam m’coi Thaçi, jo mundet me qenë rrenë, po bash rrenë është. Ata e dinë se unë e di që është rrenë. Edhe me çu selam Thaçi, Nasimi e Hyseni, ata që e marrin selamin, nuk kallxojnë që kanë çu fjalë. Kur i ke njerëzit e besueshëm nuk ke nevojë me çu fjalë.”

Haradinaj ua çoi vetë një selam krerëve të UÇK-së.

“Edhe unë kom ni, nëse o fjalë, me thashetheme po flas, ata kanë marrë një ultimatum, që s’do ta pranojnë askënd nga partitë derisa të merren vesh. Nëse ata po më dëgjojnë, çoni fjalë t’partisë, mos i pranoni atje, derisa të pajtohen mes veti. Asnjë!”, ka deklaruar Haradinaj.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Beteja vazhdon”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas ndërhyrjes kirurgjikale

11.11.2026

Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë

11.11.2026

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

10.11.2026

Halil Matoshi: Kur u takova me Xhevat Prekazin në ushtri, i fola shqip, ai ma ktheu shpinën (VIDEO)

10.11.2026