MAQEDONIA

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

Kosova.Today ·

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e subvencionuara. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski pyetjes për kërkesën për rritjen e shujtës studentore. Mirëpo...

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e subvencionuara. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski pyetjes për kërkesën për rritjen e shujtës studentore. Mirëpo kryeministri nuk specifikoi se në cilat markete do të zbatoheshin përfitimet, cilat do të ishin zbritjet dhe kur do të fillonte zbatimi i tyre. Ndërkohë kryeministri u shpreh se ka mbetur i ofenduar dhe i shokuar nga deklaratat e fundit të Blendi Hodait, kryetarit të Forumit për ndryshime në arsim.

“Mua si profesor, pedagog i rregullt universitar dhe prind, mund të them se u befasova në mënyrë të pakëndshme dhe u trondita, sepse të fyhen në atë mënyrë, ashtu siç e bëri ai, profesorët e rregullt, sepse edhe ministrja e Arsimit edhe unë si kryetar i Qeverisë jemi profesorë të rregullt dhe gjenerata studentësh kemi ndihmuar të fitojnë njohuri që u janë dashur më tej në jetën e tyre, për familjet e tyre”, Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ai shprehu keqardhje që Hodai nuk ka marrë pjesë në takimet me përfaqësuesit e lëvizjeve studentore, në të cilat është diskutuar për shujtën studentore.

Të premten, Forumi për Ndryshime në Arsim dorëzoi padi në Gjykatën Administrative kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për shkak se sipas tyre ministrja edhe pse ka detyrim ligjor për ta harmonizuar shujtën me përqindjen e inflacionit. Hodai theksoi se ai që nuk e respekton ligjin quhet kriminel dhe në këtë rast as Ministria e Arsimit nuk e ka respektuar ligjin.

The post Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026