MAQEDONIA

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

Kosova.Today ·

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në shtëpitë pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll, ndërsa incidenti shkaktoi dëme materiale, tha në një deklaratë për AIM, Zvonko Tomeski, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve – Shkup. “Po flasim...

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në shtëpitë pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll, ndërsa incidenti shkaktoi dëme materiale, tha në një deklaratë për AIM, Zvonko Tomeski, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve – Shkup.

“Po flasim për shtëpi individuale. Çatia e një shtëpie dykatëshe u vu në flakë, nga e cila, për shkak të afërsisë së ndërtesave, janë prekur pjesë të dy shtëpive të tjera. Zjarri pas tregut është vënë plotësisht nën kontroll, tani po punohet për ta shuar atë. Ndërhynë nëntë automjete, me 22 zjarrfikës”, tha Tomeski.

Ai shtoi se shkalla e dëmit ende nuk është përcaktuar.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE-ja do të reagojë nëse Bullgaria përdor protokollin e bllokadës ndaj Maqedonisë

08.11.2026

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

08.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026