KOSOVA

Kryeqyteti del me njoftim të rëndësishëm pas paralajmërimit për bojkot në dy shkolla

Kosova.Today ·

Pas paralajmërimit se shkollat “Ismail Qemali” dhe “Mehmet Gjevori” do të bojkotojnë nesër mësimin, për shkak të problemeve me higjienën, Kryeqyteti ka dalë me një njoftim lidhur me grevën e punëtorëve teknikë. Përmes një njoftimi, Drejtoria...

Pas paralajmërimit se shkollat “Ismail Qemali” dhe “Mehmet Gjevori” do të bojkotojnë nesër mësimin, për shkak të problemeve me higjienën, Kryeqyteti ka dalë me një njoftim lidhur me grevën e punëtorëve teknikë.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se sot është arritur marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve grevistë dhe se puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Sipas njoftimit, pagesat e para janë realizuar sot, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.

Deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.

Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se do të koordinojë dhe mbikëqyrë këto masa, me qëllim të sigurimit të kushteve të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

09.11.2026

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026