MAQEDONIA

Kthesë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Apeli shpall të pafajshëm Boki-13

Kosova.Today ·

Gjykata e Apelit në Shkup e ka liruar nga akuzat Bojan Jovanovskin – Boki 13, në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Me këtë vendim, është ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë, i cili në tetor të vitit 2025 e dënoi atë me pesë vjet burg për mashtrim...

Gjykata e Apelit në Shkup e ka liruar nga akuzat Bojan Jovanovskin – Boki 13, në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Me këtë vendim, është ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë, i cili në tetor të vitit 2025 e dënoi atë me pesë vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash, përcjell TV21. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Sashko Dukovski, i cili publikoi se vendim lirues kanë marrë edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

Ky është zhvillimi i fundit në një proces gjyqësor që nisi për keqpërdorime të dyshuara financiare përmes organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”. Sipas aktakuzës, biznesmenëve u ishin marrë para me premtimin për realizimin e projekteve sociale dhe ndërtimin e shtëpive për të moshuar.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski sqaron: Teoria e jurisprudencës në shqip, praktika në maqedonisht

09.11.2026

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026