MAQEDONIA

Kumanova “vëllazërohet” me 4 qytete nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Kazakistani – asnjë nga Shqipëria apo Kosova!

Kosova.Today ·

Këshilli i Komunës së Kumanovës ka miratuar vendimin për vëllazërim dhe partneritet me katër qytete nga rajoni dhe Azia, por asnjëri prej tyre nuk është nga Shqipëria apo Kosova. Bëhet fjalë për Herceg Novin në Mal të Zi, Sarajevën Lindore...

Këshilli i Komunës së Kumanovës ka miratuar vendimin për vëllazërim dhe partneritet me katër qytete nga rajoni dhe Azia, por asnjëri prej tyre nuk është nga Shqipëria apo Kosova.

Bëhet fjalë për Herceg Novin në Mal të Zi, Sarajevën Lindore në Bosnjë e Hercegovinë, Çajetinën në Serbi dhe Karagandën në Kazakistan.

Bashkëpunimi parashikon projekte të përbashkëta në ekonomi, kulturë, arsim, sport, turizëm dhe investime, si dhe shkëmbime delegacionesh e përvojash ndërmjet institucioneve.

Megjithatë, përzgjedhja e partnerëve ngre pikëpyetje: përse Kumanova nuk ka përfshirë asnjë qytet nga Shqipëria apo Kosova, me të cilat ka lidhje të ngushta historike, kulturore dhe njerëzore?

Vendimi nuk sqaron arsyet e kësaj përzgjedhjeje, duke lënë të hapur debatin mbi prioritetet e bashkëpunimit ndërkomunal.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune, jo si BDI ti shantazhoj

10.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026