SHQIPERIA

Kundërshtuan policinë dhe penguan qarkullimin e makinave, arrestohen 2 persona pas protestës së djeshme

Kosova.Today ·

Një djalë dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave dhe kanë djegur kazanët...

Një djalë dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Besmir Pula, 27 vjeç, dhe Vera Camaj, 49 vjeçe, pasi gjatë protestës përpara godinës së Ministrisë së Arsimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të Ministrisë, si dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave, duke penguar qarkullimin e makinave.

Ndërkohë, 27-vjeçari akuzohet për veprën penale të vjedhjes, të ndodhur 5 ditë më parë, pasi ka vjedhur kaskën e një motomjeti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, si dhe se kanë djegur kazanë për mbeturina.

Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, B. P., më datë 23.10.2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e motomjetit të shtetasit Xh. C. (me vlerë rreth 1000 euro).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.

The post Kundërshtuan policinë dhe penguan qarkullimin e makinave, arrestohen 2 persona pas protestës së djeshme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit

09.11.2026

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026