KOSOVA

Filigrani zë vendin e Deklaratës së Pavarësisë, LDK i reagon Shiroka-Pulës: U zhvendos edhe fotografia e Rugovës

Kosova.Today ·

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar, ndaj siç thotë ajo, largimit nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë, nga presidentja Justina Shiroka-Pula. Vendimin për largimin...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar, ndaj siç thotë ajo, largimit nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë, nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

Vendimin për largimin e tyre, LDK-ja e ka quajtur të papranueshëm.

Përmes një reagimi zyrtar në faqet e tyre në rrjetet social, kjo parti ka shkruar se Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai.

“Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm”, thuhet në komunikatë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb

07.11.2026

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026

Ky është personi që u rrah në burgun e Dubravës

07.11.2026