KOSOVA

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kosova.Today ·

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe. Në fillim të mbledhjes, Kurti tha...

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe.

Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë.

“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim.

Gjithashtu, për t’u përballur me vështirësitë e sektorit të energjisë që vijnë nga bllokimi i këtyre linjave të interkoneksionit 400 kilovolt dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, sot po i vendosim KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, si dhe po vendosim masa emergjente në energji, që përfshijnë obligimin e Ibër-Lepencit për ta shitur energjinë për furnizimin e shërbimit publik”, deklaroi Kurti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026