KOSOVA

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel. Gjatë këtij takimi, ambasadori Schuebel do t’ia dorëzojë Kurtit Raportin e Kosovës për vitin 2026,...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Schuebel do t’ia dorëzojë Kurtit Raportin e Kosovës për vitin 2026, të hartuar nga Komisioni Evropian.

Takimi është paraparë të mbahet në orën 17:45, ndërsa pas përfundimit të tij, Kurti dhe Schuebel do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Raporti i këtij viti pritet të pasqyrojë gjendjen dhe progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Sipas draft-raportit të publikuar paraprakisht dhe vlerësimeve të njohësve të integrimeve evropiane, Kosova nuk pritet të ketë shënuar përparim të dukshëm në shumicën e fushave të vlerësuara nga BE-ja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

09.11.2026

Presidentja Shiroka Pula nderoi ushtarët britanikë në Ditën e Përkujtimit

08.11.2026

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026

Mblidhen katër komisione parlamentare, edhe ai për rastin e Arlinda Zekajt

09.11.2026