KOSOVA

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

Kosova.Today ·

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy ditor të organizuar nën presidencën franceze, ministrat pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre mbi ngjarjet kryesore aktuale në politikën...

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris.

Në këtë takim të dytë zyrtar dy ditor të organizuar nën presidencën franceze, ministrat pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre mbi ngjarjet kryesore aktuale në politikën ndërkombëtare, veçanërisht në zgjidhjen e krizave.

Por sot edhe nesër në Paris zhvillohet po ashtu edhe Forumi i Paqes.

Në këtë organizim pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Kurti po qëndron prej disa ditësh në Francë, ndërsa nga Qeveria u bë e ditur se ai do të do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.”, thuhej në njoftim.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

08.11.2026

Darka e presidentes me kryetarët e komunave, Rama: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional

07.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë

09.11.2026