KOSOVA

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij hungarez, Peter Magyar. Takimi mes tyre ka ndodhur në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Dublin të Irlandës. Kurti ka thënë se të dy i...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij hungarez, Peter Magyar.

Takimi mes tyre ka ndodhur në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Dublin të Irlandës.

Kurti ka thënë se të dy i kanë uruar njëri-tjetrit zgjedhjen e tyre në krye të qeverive të dy shteteve, derisa ka shtuar se është i interesuar për një intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe.

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia. Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale.”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme të rrugës së Kosovës për proceset integruese.

“Sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Republika jonë aq më stabile e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euro-atlantike të Kosovës.”, ka thënë Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

11.11.2026

Dalin detaje të reja, “Cobra” rrah “italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

12.11.2026

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë

12.11.2026

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës, nis procesi i identifikimit përmes ADN-së

12.11.2026