KOSOVA

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në kryeqendrën franceze. Por, para nisjes së këtij forumi, Kurti ka takuar mërgatën shqiptare në Paris. Ai ka...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në kryeqendrën franceze.

Por, para nisjes së këtij forumi, Kurti ka takuar mërgatën shqiptare në Paris.

Ai ka njoftuar se me mërgimtarët kanë diskutuar disa çështje, përfshirë inkuadrimin e tyre në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.

“Përfshirja sa më madhe dhe më e gjerë e bashkatdhetarëve në jetën publike e institucionale në Kosovë, përveç lidhjes së tyre me vendlindjen, i shërben forcimit të institucioneve të Republikës, me përvojën dhe ekspertizën, me kulturën dhe shprehinë e punës, që sjellin nga demokraci e shtete të zhvilluara. Pikërisht për këtë diskutuam me pjesëtarë të mërgatës sonë të çmuar në Francë, të cilët pata kënaqësi t’i takoj të dielën, para nisjes së Forumit të Paqes në Paris.”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se nëpërmjet “Dritares për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrës nga mërgata për investime që realizohen në Kosovë.

“Për kreditë që merren për investimet e tyre, shteti ynë do të jetë garant, duke shërbyer si hipotekë për ta. Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar. Ndërkaq, me Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

The post Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

09.11.2026

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

08.11.2026

Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

08.11.2026

Vdekja e argjentinases në Kosovë, Avokati Gashi kërkon të dijë nëse përkthyesja ka jetuar në Zvicër

09.11.2026