KOSOVA

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

Kosova.Today ·

Puna për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UCK-së filloi, e grupi që do ta hartojnë atë ishte i rezervuar në fjalë derisa hyri për takimin e sotëm. Për rreth tri orë, anëtarët nga...

Puna për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UCK-së filloi, e grupi që do ta hartojnë atë ishte i rezervuar në fjalë derisa hyri për takimin e sotëm.

Për rreth tri orë, anëtarët nga institucionet e partitë diskutuan brenda objektit të ekzekutivit.

Por se çka u fol aty nuk u bë e ditur, me arsyetimin se janë marrë vesh që puna e përmbajtja tash për tash të mbetet mes tyre, për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

Megjithatë u kuptua se kjo mbledhi e së shtunës nuk shkoi huq, e pjesëtarët patën pajtueshmëri per më shumë se një ujdi.

Se puna e këtij grupi do të jetë e mbyllur pati paralajmeruar edhe kreu i tij, Glauk Konjufca, i cili ditë më parë tha se krejt kjo po bëhet me qëllim që rasti në apel të fitohet.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

07.11.2026

Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, organizatorët parashtrojnë gjashtë kërkesa për institucionet

07.11.2026

Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

08.11.2026

Kurti udhëton drejt Francës, do të takohet me Macronin

07.11.2026