SHQIPERIA

Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë

Kosova.Today ·

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin, duke kufizuar mundësinë e marrjes së masave ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit. Sipas...

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin, duke kufizuar mundësinë e marrjes së masave ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit.

Sipas ndryshimeve të miratuara në seancën plenare të kësaj të enjteje, ndaj guvernatorit nuk mund të vendoset masë arresti dhe nuk mund të kryhen kontrolle në banesë apo kontrolle vetjake pa autorizimin e Kuvendit.

Për miratimin e këtij ligji kërkohej shumicë e cilësuar votash. Në votim morën pjesë 84 deputetë, nga të cilët 81 ishin të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Nga radhët e Partisë Socialiste mungoi vetëm deputeti Ceno Klosi.

Miratimi i ndryshimeve me shumicë të cilësuar i hap rrugë zbatimit të dispozitave të reja, që përcaktojnë garancitë ligjore për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

The post Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

09.11.2026

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026