JETA

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00. Sipas njoftimit për media, në rendin e ditës janë përfshirë gjashtë pika, ndër to shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026...

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas njoftimit për media, në rendin e ditës janë përfshirë gjashtë pika, ndër to shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026 dhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky është rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Deklarimet jashtë rendit të ditës.
Pyetjet parlamentare.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026

Zvicër: Aargau voton për uljen e tatimeve, debat për përfitimet dhe pasojat financiare

10.11.2026