KOSOVA

LAJMI I FUNDIT: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë në Demiraj të Gjilanit

Kosova.Today ·

Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit. “Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë,...

Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “ Vdekje e dyshimt””, tha ai. /IndeksOnline/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

07.11.2026

Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

08.11.2026

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

09.11.2026

Çfarë dimri na pret? “Dobësim jashtëzakonisht i hershëm i vorbullës polare, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë”

09.11.2026