MAQEDONIA

VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare

Kosova.Today ·

VLEN dhe Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e nxorën nga sirtarët një çështje të lënë pas dore për 35 vjet, duke hapur rrugën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, thonë nga VLEN. Modeli i propozuar nga Shasivari...

VLEN dhe Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e nxorën nga sirtarët një çështje të lënë pas dore për 35 vjet, duke hapur rrugën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, thonë nga VLEN.

Modeli i propozuar nga Shasivari tashmë është në procedurë për vlerësim nga Komisioni i Venecias. Por, nisma ka nxitur reagime të ashpra nga Levica, e cila kërkon tërheqjen e saj, ndërsa BDI thotë se sa të ketë frymë do ta ndal provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Paradoksi politik është se Levica dhe BDI gjenden në të njëjtën vijë kundërshtimi ndaj provimit të jurisprudencës në shqip.
Levica e sulmon Mickoskin me pretendimin se është gjunjëzuar para Shasivarit dhe se po hap derën për dygjuhësi në drejtësi. Ndërkohë, Shasivari kërkon që debati të marrë përgjigje përmes ekspertizës juridike ndërkombëtare dhe evropiane.

Shasivari e hapi çështjen që të tjerët e shmangën për 35 vjet. Tani le të flasin argumentet juridike, jo frika nga shqipja.
SHQIPJA NUK ËSHTË KËRCËNIM PËR DREJTËSINË.
BARAZIA GJUHËSORE ËSHTË ÇËSHTJE DINJITETI DHE E DREJTE.

Screenshot


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime

11.11.2026

Alta Banka: Mickoski nxjerr vendimin e 2023, BDI e quan gënjeshtër

12.11.2026

Nga Beogradi në Manastir: si u bë Alta Banka betejë shqiptare

12.11.2026

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

12.11.2026