SHQIPERIA

Rama: Lista Studentore në Serbi një eksperiment dhe fantazmë e së kaluarës, nuk ndryshon ndaj Kosovës

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Dublini zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke theksuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi drejtimin që do të marrë vendi pas ndryshimeve të fundit. Kreu i qeverisë shqiptare e...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Dublini zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke theksuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi drejtimin që do të marrë vendi pas ndryshimeve të fundit.

Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi situatën aktuale në Serbi si një eksperiment social dhe politik, duke iu referuar “Listës Studentore” dhe mënyrës së përzgjedhjes së përfaqësuesve të rinj në parlament dhe qeveri. Megjithatë, Rama nënvizoi se deri më tani nuk ka sinjale pozitive për ndryshimin e qëndrimit të Beogradit sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën apo vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me listën studentore dhe me metodën e përzgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri. Nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, sanksioneve kundër Rusisë apo qasjes me qeverinë e mëparshme. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis,” deklaroi Rama gjatë qëndrimit në Irlandë.

Rama shtoi se Komisioni Evropian ka pasur shqetësime të vazhdueshme me administratën e mëparshme serbe, veçanërisht për çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe përmbushjen e kërkesave thelbësore të Bashkimit Evropian, duke bërë thirrje për maturi përpara se të shprehet entuziazëm për ndryshimet politike në Beograd.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo nga vendngjarja: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës

10.11.2026

Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë

11.11.2026

“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë

11.11.2026

Lufta në Ukrainë, Rama ‘kritika’ Europës nga Dublini: Gabim i madh që hoqi dorë nga diplomacia me Rusinë

11.11.2026