JETA

Lulzim Shala kandidon për Parlamentin e kantonit Fribourg

Kosova.Today ·

Lulzim Shala, me  rrënjë nga Lipjani i Kosovës, është kandidat për deputet në Parlamentin e kantonit Fribourg, Grand Conseil, nga radhët e Partisë Liberale-Radikale (PLR). Shala, i cili në raportimet e shtypit lokal figuron me vendbanim në...

Lulzim Shala, me  rrënjë nga Lipjani i Kosovës, është kandidat për deputet në Parlamentin e kantonit Fribourg, Grand Conseil, nga radhët e Partisë Liberale-Radikale (PLR).

Shala, i cili në raportimet e shtypit lokal figuron me vendbanim në Rueyres-les-Prés, është prezantuar në mesin e kandidatëve të PLR-së së Broye-s në asamblenë e mbajtur më 11 qershor. Sipas gazetës “La Broye”, kjo degë e partisë synon t’i ruajë tri ulëset e saj në parlamentin kantonal.

Angazhimi i tij në garat zgjedhore përfshin edhe nivelin komunal. Emri i Lulzim Shalës figuron në listën e PLR-së për zgjedhjet e vitit 2026 për Këshillin e Përgjithshëm të Estavayer-së, organi legjislativ i komunës.

Në mesazhin promovues të kandidaturës së tij theksohet rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit shqiptar në jetën institucionale të Zvicrës dhe e përfaqësimit të tij në politikën kantonale.

Zgjedhjet për Grand Conseil do të mbahen të dielën, më 8 nëntor 2026. Në të njëjtën ditë, qytetarët me të drejtë vote në kantonin Fribourg do të zgjedhin edhe anëtarët e qeverisë kantonale dhe prefektët.

The post Lulzim Shala kandidon për Parlamentin e kantonit Fribourg appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026