Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në Maqedoninë e Veriut
Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Punësim, deri më 31 gusht 2026. Nga numri i përgjithshëm i magjistrave të papunë, 639 janë burra dhe...
Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Punësim, deri më 31 gusht 2026.
Nga numri i përgjithshëm i magjistrave të papunë, 639 janë burra dhe 387 gra. Ndërkaq, në mesin e personave me titullin doktor shkencash që kërkojnë punë, 26 janë burra dhe 13 gra.
Krahasuar me muajin paraprak, në gusht është shënuar një rënie e lehtë e numrit të personave me arsimim pasuniversitar të regjistruar si të papunë. Në korrik ishin evidentuar 1.068 magjistra dhe 40 doktorë shkencash, përkatësisht 42 magjistra dhe një doktor shkencash më shumë se në gusht.
Megjithatë, shifrat tregojnë se edhe personat që kanë përfunduar studimet pasuniversitare dhe kanë arritur titullin doktor shkencash përballen me vështirësi për të gjetur punë në tregun e punës.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15–29 vjeç, në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka arritur në 24 për qind. Ndërsa shkalla e përgjithshme e papunësisë në vend është regjistruar në 11,3 për qind.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.