Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani
Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës. Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu të domosdoshëm bllokimin e tyre për automjetet dhe devijimin e trafikut në rrugë të...
Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës. Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu të domosdoshëm bllokimin e tyre për automjetet dhe devijimin e trafikut në rrugë të tjera.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash sipas të cilit prej orës 08:00 deri në orën 16:00 do të jenë të bllokuara , Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zogu i Parë, Bulevardi i Ri si dhe disa rrugë përfshirë këtu “Rrugën e Durrësit”, të Kavajës, “Myslym Shyri” e të tjerë.
Për tu dhënë mundësi lëvizje qyetarët, dhe menaxhuar trafikun janë parashikuar edhe drejtime të detyruara në disa kryqëzime, përfshirë ato pranë Rrugës së Elbasanit, bulevardit “Zhan D’Ark”, rrugës së Dibrës, rrugës “Hoxha Tahsim”, bulevardit “Zogu I” apo kryqëzimi i “21 Dhjetori”.
Ndërkohë kufizimet dhe ndryshimi i intinerarit të lëvizjes prek edhe transportin publik.
Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se përgjatë ditë së diel do të pezullohen përkohësisht disa linja mes të cilave ajo që lidhin Selitën me Alliasin, Linja e Porcelanit, Qyteti Studenti, etj.
Gjithashtu do të devijohet lëvizja për disa linja urbane, siç është ajo e Saukut të vjetër, Kasharit, Kombinat, Kinostudio etj.
The post Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.