Maratona e Tiranës mblodhi rreth 5.800 garues, triumfojnë Gega dhe Konomi
Rreth 5.800 garues nga rreth 40 vende morën pjesë të dielën, më 15 nëntor, në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, përcjell albinfo.ch. Në maratonën e plotë, Luiza Gega u shpall fituese në kategorinë e femrave, duke e përfunduar...
Rreth 5.800 garues nga rreth 40 vende morën pjesë të dielën, më 15 nëntor, në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, përcjell albinfo.ch.
Në maratonën e plotë, Luiza Gega u shpall fituese në kategorinë e femrave, duke e përfunduar garën me kohën 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda. Në kategorinë e meshkujve triumfoi Fatjon Konomi. Të dy fituesit u shpërblyen me nga 5 mijë euro.
Pjesëmarrësit konkurruan në pesë kategori: maratonën e plotë, gjysmëmaratonën, garat në distancat 10 dhe 5 kilometra, si dhe garën 3 kilometra “We Too”, kushtuar personave me aftësi të kufizuara.
Në garën e 10 kilometrave, vendet e para i zunë Dmytro Didovodiuk dhe Elizabeta Marku, ndërsa në gjysmëmaratonë triumfuan Bledar Mesi dhe Redia Dauti.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit u angazhuan qindra vullnetarë, punonjës policie dhe punonjës të Bashkisë së Tiranës. Organizimi u shoqërua me kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit./Albinfo.ch
The post Maratona e Tiranës mblodhi rreth 5.800 garues, triumfojnë Gega dhe Konomi appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.