KOSOVA

“Nuk ke për ta marrë kurrë djalin”/ Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon

Kosova.Today ·

Arlinda Zekaj përpara se të vritej nga kunati i saj kërcënohej nga ish-bashkëshorti për kujdestarinë e djalit të tyre. Në një bisedë telefonike me tone të ashpra, Arlinda Zekaj këmbëngul se djali i tyre i mitur duhet të qëndrojë me mamanë,...

Arlinda Zekaj përpara se të vritej nga kunati i saj kërcënohej nga ish-bashkëshorti për kujdestarinë e djalit të tyre.

Në një bisedë telefonike me tone të ashpra, Arlinda Zekaj këmbëngul se djali i tyre i mitur duhet të qëndrojë me mamanë, ndërsa Jeton Sylaj i vë në dukje se nuk ka për ta lejuar ta marrë.

Biseda mes tyre, me tone të ashpra:

Arlinda Zekaj: Me nënën e vet ka nevojë të rrijë djali, ajo është më kryesorja. Edhe rri me nënën e vet.

Jeton Sylaj: S’ka në traditën shqiptare që nëna e ka marrë djalin, veç kur nuk ka dashur babai. Kurrë nuk ke për ta marrë.

Arlinda Zekaj: Ma gjej edhe ti një nënë që nuk e ka fëmijën, që nuk e ka, as në Amerikë, as në Kosovë, as në të gjithë botën.

Jeton Sylaj: Ja unë ta gjej, ti je. Ti je që nuk e ki.

Arlinda Zekaj: Unë? Jo more, ngadalë.

Jeton Sylaj: Nuk ke për t’i pasur, besën e Zotit po ta jap dhe ti futi gishtat në sy, nuk ke për ta pasur.

Arlinda Zekaj: A je i sigurtë? A je i sigurtë?

Jeton Sylaj: Po.

Arlinda Zekaj: Në rregull vazhdo kështu.

Jeton Sylaj: Prej këtij minuti e humbe privilegjin për të folur me të, besën po ta jap.

Në korrik të këtij viti, Arlinda Zekaj kishte denoncuar në polici se bashkëshorti dhe familja e tij nuk po i kthenin djalin, pasi e kishte lejuar këtë të fundit t’i vizitonte. Sipas saj, ish-bashkëshorti po e detyronte djalin e tyre të mos kishte asnjë kontakt me të.

“Unë edhe pse kam shkuar tek familia e tij unë djalin nuk e kam ndaluar që të shkoj tek gjyshja dhe migjallarët e tij ka shkuar disa herë ka qëndruar atje dhe unë asnjëherë nuk e kam ndaluar. Por që nga data 20 qershor 2026 djali ka shkuar tek Gjyshja dhe migjallarët, djali më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron që të vijë të jetoj më me mua. Dhe për këtë unë jam e sigurt se Jetoni po e detyron që të qëndroj tek Gjyshja në Deçan dhe mos të vijë të jetoj me mua. Unë kërkoj nga Polica që të ma kthej djalin tim të jetoj me mua”, ka deklaruar Arlinda Zekaj në polici më 10 korrik 2026.

The post “Nuk ke për ta marrë kurrë djalin”/ Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani

09.11.2026

Mblidhen katër komisione parlamentare, edhe ai për rastin e Arlinda Zekajt

09.11.2026

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

08.11.2026

Çfarë dimri na pret? “Dobësim jashtëzakonisht i hershëm i vorbullës polare, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë”

09.11.2026