SHQIPERIA

Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative

Kosova.Today ·

Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, duke nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Pajisja me kamerat e reja do të nisë fillimisht me efektivët...

Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, duke nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Pajisja me kamerat e reja do të nisë fillimisht me efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës së shërbimit. Më pas, procesi pritet të shtrihet në të gjitha strukturat e tjera policore në vend.

Një nga elementët kryesorë të këtij sistemi është mundësia e aksesimit të drejtpërdrejtë të kamerave nga Sallat Operative të Policisë. Parashikohet që kamerat të mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse, pa i lënë efektivit mundësinë për të ndërhyrë në regjistrimin e pamjeve.

The post Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush emërohet në vend të tij

09.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026