SHQIPERIA

Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit me çiklomotor në Lezhë

Kosova.Today ·

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor në Balldre të Lezhës. Viktima, me inicialet A.X., ishte aksidentuar më 26 tetor, rreth orës 14:25,...

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor në Balldre të Lezhës.

Viktima, me inicialet A.X., ishte aksidentuar më 26 tetor, rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla me çiklomotor.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i mituri ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmën mjekësore. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë ditën e sotme.

The post Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit me çiklomotor në Lezhë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026