KOSOVA

Mbledhja e parë e grupit që do ta hartojë strategjinë për rastin e krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca jep detaje

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njofton se sot ka kryesuar mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara...

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njofton se sot ka kryesuar mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Konjufca thekson se “në këtë mbledhje diskutuam drejtimet kryesore të strategjisë, caktuam grupet përgjegjëse për hartimin e saj, dhe përcaktuam planin e përgjithshëm të punës. Angazhimi ynë është që krerët e luftës sonë çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”.

“Krahas kësaj mbështetjeje, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e luftës sonë çlirimtare në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrembërimin e saj”, vijon Konjufca.

“UÇK-ja na bashkon të gjithëve përtej dallimeve, sepse lufta e saj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë. Në këtë betejë, të gjitha institucionet e Republikës dhe forcat politike kanë përgjegjësi dhe do të qëndrojnë të bashkuara, me përkushtimin dhe vendosmërinë që kërkon mbrojtja e një të drejte historike të popullit tonë”, shprehet ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Egjipti na mbush sofrën me fasule, Kosova vazhdon të varet nga importi

09.11.2026

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

09.11.2026

Alarmi i rrejshëm i LDK ‘së, fotografitë e Rugoves nuk janë larguar – ato janë në Zyrën e Presidentes

09.11.2026

Filigrani zë vendin e Deklaratës së Pavarësisë, LDK i reagon Shiroka-Pulës: U zhvendos edhe fotografia e Rugovës

09.11.2026