Gani Mehmetaj rrëfen për atentatin e dyshuar ndaj Ibrahim Rugovës në Tiranë më 1999
Ish-kryeredaktori dhe publicisti Gani Mehmetaj ka rikthyer një ngjarje të marsit të vitit 1999, kur presidenti historik Ibrahim Rugova po kthehej nga Rambujeja. Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se Rugova nuk kishte zbritur në...
Ish-kryeredaktori dhe publicisti Gani Mehmetaj ka rikthyer një ngjarje të marsit të vitit 1999, kur presidenti historik Ibrahim Rugova po kthehej nga Rambujeja.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se Rugova nuk kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por në atë të Shkupit, pasi, sipas tij, ekzistonin dyshime për përgatitjen e një atentati ndaj tij në Shqipëri.
Ai ka treguar se, pavarësisht këshillave të aleatëve për të qëndruar në një kryeqytet evropian për arsye sigurie, Rugova kishte këmbëngulur të kthehej në Kosovë.
Mehmetaj e ka rikujtuar këtë ngjarje edhe në librin e tij “Rugovën si kam njohur”, botuar nga UET Press në Tiranë.
Postimi në Facebook:
Atentati në Tiranë!
Mars, 1999
Rugova nuk zbriti në aeroportin e Rinasit-Tiranë gjatë kthimit nga Rambuje. Flitej se kishin përgatitur atentat ndaj tij në Shqipëri. Zbriti në aeroportin e Shkupit, që iu duk më i sigurt ato ditë të komploteve shqiptare. Shteti shqiptar ishte në rrëmujë.
Raportimet bënin me dije se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, u kthye në Prishtinë.
Aleatët e këshilluan të rrinte në ndonjë kryeqytet evropian, për shkaqe sigurie. Por njeriu i parë i Kosovës vendosi të kthehej në vendin e vet. S’kishte asnjë kuptim që t’i shmangej fatit të shtetasve të tij. Askush nuk do t’ia falte një veprim të këtillë, as ai nuk do t’ia falte vetes. Ishte këmbëngulës që të kthehej me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Sikur të qenë marrë vesh, u përhap një parullë e përgjithshme: Askush nuk duhej ta braktiste vendin. “Toka pa zot, është tokë e humbur!”
“Rugovën si kam njohur” botoi Uetpress, Tiranë./Bota Sot
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.