SPORTI

Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan

Kosova.Today ·

Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në SHBA! Talenti 17-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e New York Red Bulls, duke qenë protagonist në fitoren 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt...

Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në SHBA! Talenti 17-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e New York Red Bulls, duke qenë protagonist në fitoren 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS.

I bashkuar me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, ku ka marrë edhe ftesë nga trajneri Mauricio Pochettino, Mehmeti po konfirmon potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan.

Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të. Pas një goditjeje të ndalur fillimisht nga portieri kundërshtar, 17-vjeçari reagoi shpejt, shmangu ndërhyrjen e tij të dytë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar New York Red Bulls në avantazh.

Ky ishte goli i dytë i Mehmetit në sezonin 2026 të MLS-së. Përveç realizimeve, ai ka regjistruar edhe nëntë kontribute të tjera në gola, duke e mbyllur sezonin me 11 kontribute në total, transmeton albinfo.ch.

youtube.com/watch?v=cYyQoBkU0rs&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F

The post Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

ALARM TE MILANI! Amorim në krizë me rezervat, humbja ndaj Ferencvarosit shpërthen kritikat

08.11.2026

Cristiano Ronaldo tërhiqet nga Kombëtarja e Portugalisë

05.11.2026

Ish-futbollistët shqiptarë të FC Baselit, sot do të përbënin një ekip të pamposhtur

07.11.2026

Momenti kur sulmuesi i njohur u godit në fushë, plagë që i kushtoi jetën!

03.11.2026