Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan
Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në SHBA! Talenti 17-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e New York Red Bulls, duke qenë protagonist në fitoren 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS.
I bashkuar me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, ku ka marrë edhe ftesë nga trajneri Mauricio Pochettino, Mehmeti po konfirmon potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan.
Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të. Pas një goditjeje të ndalur fillimisht nga portieri kundërshtar, 17-vjeçari reagoi shpejt, shmangu ndërhyrjen e tij të dytë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar New York Red Bulls në avantazh.
Ky ishte goli i dytë i Mehmetit në sezonin 2026 të MLS-së. Përveç realizimeve, ai ka regjistruar edhe nëntë kontribute të tjera në gola, duke e mbyllur sezonin me 11 kontribute në total, transmeton albinfo.ch.
The post Mehmeti po shkëlqen në futbollin amerikan appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.